Liverpooli në finale me Chelsean, e “rehaton” Arsenalin

Liverpooli ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës Carabao.
“The Reds” kanë mposhtur ‘Topçinjtë’ me rezultat solid 2-0.
Diogo Jota ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, me dy gola të realizuara të tij.
Portugezi fillimisht realizoi në minutën e 19-të, gjersa realizoi edhe në minutën e 79-të për t’ia shuar shpresat Arsenalit për ndonjë barazim.
Liverpooli kualifikohet kështu në finale të Kupës Carabao dhe aty do ta pret Chelsean, në finalen e Wembleyt më 27 shkurt.