14:26 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Liverpooli rekord në pagesat për agjentët

Gazetari i “Times”, Martyn Ziegler ka postuar listën e pagesave të skuadrave të Premierligës për agjentët.

Të dhënat tregojnë se Liverpooli ka shpenzuar 44 milionë funte për agjentë gjatë sezonit 2018/19, shkruan Indeksonline.

Gjatë kësaj periudhe “Reds” kanë transferuar futbollist si Van Dijk, Fabinho dhe Naby Keita.

Man City ka paguar 24 milionë funte për agjentët, duke nënshkruar Bernando Silva në këtë periudhë.

Man United ka shpenzuar vetëm nën 21 milionë paund pasi Fred dhe Diogo Dalot u bashkuan me radhët në Old Trafford. /IndeksOnline/