20:09 / E Diele, 23 Maj 2021 / A. A

Liverpooli sapo siguroi 67 milionë euro, pas kualifikimit në Champions League

Mungesa e Liverpoolit në Champions League përpos zhgënjimit sportiv, do të ishte edhe humbje e madhe financiare.

Megjithatë, ‘The Reds’ siguruan kualifikimin në javën e fundit të sezonit duke mposhtur Crystal Palace 2-0.

67 milionë euro është vlera financiare e këtij kualifikimi, shkruan Indeksonline.

Në garën e ashpër për top 4-she në Angli, mbeti jashtë Leicesteri.

/Indeksonline/