10:33 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / C E

Liverpooli seriozisht pas mbrojtësit të skuadrës franceze

Liverpooli është në kërkim të një qendërmbrojtësi pasi ka shumë probleme në këtë repart.

Në ndeshjen ndaj Southamptonit, Kloppi u detyrua që t’i aktivizonte mesfushorët në këtë rol për të mbuluar boshllëkun e lënë, shkruan Indeksonline.

“Le10Sport”-i shkruan se kampionët në fuqi të Premierligës janë duke shikuar në Francë për mbrojtësin e Lensit, Loic Bade.

20-vjeçari është ndjekur në vazhdimësi nga Kloppi dhe skuadra do të tentojë ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

20-vjeçari u bashkua me klubin e Ligue 1 nga Le Havre verën e kaluar dhe ka qenë një shtyllë kryesore në mbrojtje këtë sezon, duke bërë 16 paraqitje.

Bade është i kontraktuar në Lens deri në vitin 2023 por Liverpooli po punon për të bërë një ofertë për francezin, i cili është gjithashtu një objektiv i AC Milani. /IndeksOnline/