19:21 / E Diele, 31 Janar 2021 / C E

Liverpooli shkëlqen, Shaqiri asiston në fitoren e madhe

Liverpooli ka shënuar fitore të madhe si mysafir i West Hamit.

Reds kanë fituar me rezultat 1-3 në ndeshjen e javës së 21-të të Premierligës.

Mohamed Salah kaloi Liverpoolin në epërsi në minutën e 57-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Egjiptiani shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e tij pas një asistimi nga Shaqiri.

Golin e tretë për Liverpoolin e realizoi Wijnaldum në minutën e 84-të.

Dawson shënoi golin e vetëm për West Hamin vetëm tre minuta para fundit të ndeshjes.

Liverpooli ngjitet në vendin e tretë me 40 pikë, katër më pak se Manchester City. /IndeksOnline/