14:14 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / MSH

Liverpooli synon fitoren kundër Burnleyt, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 15:00 do të fillojë ndeshja në stadiumin “Turf Moor” mes skuadrës së Burnleyt dhe gjigandit anglez Liverpool, e vlefshme kjo për xhiron e 25 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, Liverpooli e mposhti me rezultat solid 2:0 Leicester Cityn, kurse Burnley arriti të barazoj 1:1 me Manchester United.

Momentalisht, Liverpooli zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 51 pikë, krahas Burnleyt që renditet në pozitën e fundit në tabelë me 14 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Burnleyn nuk do të paraqiten Gudmundsson, Vydra dhe Taylor, kurse te Liverpooli do të mungojë vetëm Divock Origi.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Burnley (4-4-2): Pope; Pieters, Mee, Tarkowski, Roberts; Cornet, Brownhill, Westwood, Lennon; Weghorst, Rodriguez

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Keita; Mane, Salah, Firmino