20:24 / E Diele, 31 Janar 2021 / C E

Liverpooli transferon një mbrojtës në “minutat” e fundit

Liverpooli këtë sezon ka vuajtur nga mungesat e shumta në repartin defanziv.

Në shumë ndeshje, mesfushorët janë detyruar ta luajnë rolin e mbrojtësve qendror, shkruan Indeksonline.

Reds në minutat e fundit të merkatos së janarit kanë transferuar mbrojtësin e Preston, Ben Davies.

Skuadra e Klopp do të paguaj te skuadra e Championshipit dy milionë funta. /IndeksOnline/