21:43 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Liverpoolin mund ta shpallë kampion Manchester United!

Deri në përfundim të kampionatit në Premier League kanë mbetur edhe 9 javë. Liverpooli në fundjavën që lëmë pas humbi vendin e parë të cilin ia rrëmbeu Manchester City.

“Qytetarët” kanë 71 pikë vetëm 1 më tepër se Liverpooli. Nga ndeshjet e mbetura, secila do të ketë ballafaqime derbi.

Manchester City do të luaj me Manchester United dhe Tottenhamin ndërsa Liverpooli me Chelsean dhe Tottenhamin.

Nëse Manchester United arrinë ta mposht Cityn, për Liverpooli do të merrte epërsi dhe do të bënte një hap të madh drejt titullit të parë kampion në Angli pas 29 vitesh. /Indeksonline/