23:51 / E Diele, 31 Janar 2021 / C E

Liverpoolit i dështoi në minutat e fundit transferimi i mbrojtësit të skuadrës franceze

Liverpool thuhet se ishte afër përfundimit të një transferimi të dytë para se të binte dakord për kushtet me mbrojtësin e Preston, Ben Davies.

Raportet në Francë pretendojnë se Reds ishin gati për Duje Caleta Car dhe madje arritën një marrëveshje me Marseille mbi një transferim.

24-vjeçari ishte gati të fluturonte për në Mbretërinë e Bashkuar këtë të dielë për të nënshkruar një kontratë me Liverpool , por transferi dështoi në minutën e fundit.

Raportet pretendojnë se Marseille donte të siguronte një zëvendësim para se të pranonte të linte qendërmbrojtësin të largohej dhe nuk ishin në gjendje ta bënin këtë.

Liverpool shpejt e ktheu vëmendjen e tij te mbrojtësi i Preston Davies, dhe ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 2 milionë funta për qendërmbrojtësin. /IndeksOnline/