15:30 / E Diele, 15 Gusht 2021 / A. A

Liverpoolit pritet t’i mungojnë Alisson, Firmino e Fabinho kundër Man Utd në tetor

Liverpooli mund të jetë pa 3 lojtarë shumë të rëndësishëm për derbin kundër Manchester United në tetor.

Kjo pasi FIFA ka ndryshuar rregulloren e deritanishme, që ua mundësonte klubeve të bllokojnë lojtarët të shkojnë në ekipe kombëtare, shkaku i koronavirusit.

Në tetor, Brazili luan 3 ndeshje kualifikuese kundër Venezuelës dhe me Urugiajin shumë gjasë do të ftohen portieri Alisson, mesfushori Fabinho dhe sulmuesi Firmino.

Pas ndeshjeve kualifikuese, tre lojtarët në fjalë duhet të karantinohen kur të kthehen në Angli.

/Indeksonline/