20:14 / E Enjte, 31 Gusht 2023 / Gj. Sh

Liverpuli arrin marrëveshje me Bayernin për transferimin e Gravenberch

Ryan Gravenberch do të jetë futbollist i ri i Liverpulit.

Klubi anglez ka arritur marrëveshje me Bayern Munich për transferimin e mesfushorit holandez, shkruan IndeksOnline.

21-vjeçari do të udhëtojë sonte drejt Liverpulit, ku do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.

Bayern do të përfitoj 40 milionë euro nga shitja e Ryan Gravenberch plusë 5 milionë euro bonuse./IndeksOnline/