09:33 / E Diele, 29 Tetor 2023 / Gj. Sh

Liverpuli del me njoftim për rrëmbimin e prindërve të Luis Diaz

Të shtunen mbrëma mediat kolumbiane kanë raportuar se janë rrëmbyer prindërit e futbollistit të Liverpulit, Luis Diaz.

Klubi anglez, mëngjesin e sotëm ka dal me një njoftim, ku konfirmon rrëmbimin e prindërve të Diaz, shkruan IndeksOnline.

“Klubi i futbollit Liverpool mund të konfirmojë se është në dijeni të një situate të vazhdueshme që përfshin familjen e Luis Diaz në Kolumbi.

Shpresojmë shumë që çështja të zgjidhet në mënyrë të sigurt dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, mirëqenia e lojtarit do të vazhdojë të jetë prioriteti ynë imediat.”, thuhet në njoftim.

Sipas mediave kolumbiane, ata janë rrëmbyer gjatë mbrëmjes në vendin e quajtur Barrancas në La Guajira.

Policia është duke punuar për rastin por ende nuk ka arritur t’i rikthej ata nga duart e grabitësve. /IndeksOnline/