15:40 / E Shtunë, 21 Tetor 2023 / Gj. Sh

Liverpuli fiton derbin ndaj Evertonit, Salah vendimtar

Liverpuli e ka fituar derbin lokal ndaj Evertonit.

“Redsat” shënuan fitore të pastërt me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Vendimtar në këtë fitore ishte Mohamed Salah, i cili shënoi të dy golat për skuadrën e Liverpulit.

Filimisht sulmuesi egjiptian shënoi nga penalltia në minutën e 75-të.

Salah vulosi fitoren e Liverpulit disa sekonda pa përfunduar ndeshja duke shënuar golin e dytë në minutën 90+7.

Me këtë fitore Liverpuli merr përkohësisht kreun e tabelës në Premierligë me 20 pikë, kurse Everton mbetet në pozitën e 16-të me vetëm 7 pikë./IndeksOnline/