15:35 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / Gj. Sh

Liverpuli fiton me përmbysje ndaj Wolvesit dhe merr kreun e tabelës

Liverpuli ka shënuar fitoren e radhes në premierligën angleze.

“Redsat” mposhtën në udhëtim skuadrën e Wolvesit, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Hwang Hee-Chan, i cili shënoi në minutën e 7-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Me të nisur pjesa e dytë, Liverpuli barazoi rezultatin me anë të Cody Gakpos, i cili shënoi në minutën e 55-të.

Andrew Robertson i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 85-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë, një autogol nga Bueno vulosi fitoren e Liverpulit.

Me këtë fitore, skuadra e Jurgen klopp merr përkohësisht kreun e tabelës së Premierligës me 13 pikë, ndërsa Wolves mbetet në vendin e 15-të me vetëm 3 pikë./IndeksOnline/