23:08 / E Martë, 13 Shtator 2022 / Gj. Sh

Liverpuli fiton në frymën e fundit

Liverpuli ka shënuar fitore ndaj Ajaxit në minutat e fundit të ndeshjes.

Redsat fituan me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Liverpuli kaloi e para në epërsi me anë të Mohamed Salah në minutën e 17-të.

Pas 10 minutave, Ajaxi barazoi rezultatin me anë të Mohammed Kudus.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 1-1.

Shpëtimtari i Liverpuli doli mbrojtësi Joel Matip, i cili shënoi me kokë në minutën e 89-të.

Liverpuli shënoi fitoren e parë këtë edicion në Champions League, duke u barazuar me pikë me Napolin dhe Ajaxin në grupin A, ndërsa Rangers ka 0 pikë

Ndeshja tjetër e grupit A, mes Napoli dhe Rangers është shtyrë për ditën e nesërme shkaku i vdekjes së vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II./IndeksOnline/