19:23 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Lladrovci: Deri në një vendim tjetër, ky orar duhet të respektohet !

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi të bërë në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të  respektohet vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes, deri në në vendim e ardhshëm.

Ai ka bërë apel që të qëndrojnë në shtëpi, që ta parandalojmë përhapjen e virusit korona.

Ky është postimi i tij:

Qytetarë të nderuar,

Vendimet e institucioneve qendrore duhet të respektohen rreth kufizimit të lëvizjes së lirë. Deri në një vendim tjetër, në fuqi është ndalesa e lëvizjes së lirë, nga ora 17:00 deri në ora 6:00.

Deri në një vendim tjetër, ky orar duhet të respektohet nga të gjithë ne!

Mos i jep mundësi virusit, rri në shtëpi.

Kujdes po, panik jo!