20:46 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

Lladrovci dhe Jashari në Allianz Arena për të shikuar ndeshjen Bayern-Real Madrid (Foto)

I pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari kanë vendosur që sonte të shikojnë jashtë Kosovës ndeshjen Bayern Munchen-Real Madrid.

Dyshja po qëndrojnë në Allianz Arena , për të ndjekur nga afër gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve, transmeton Indeksonline.

Ndryshe Lladrovci ka treguar haptazi se është fans i ekipit Bayern Munchen dhe këtë gjë e ka bërë të ditur disa herë përmes postimeve në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Po përcjelli atmosferën e mrekullueshme në Allianz Arena, së bashku me miqtë e mi, Bekimin, Qëndrimin, Ilirin dhe Enisin. Kjo atmosferë është shumë e rrallë, sepse zhvillohet në një ndër stadiumet më të bukur në botë.

Sa për lojën nuk po flasim, finale para finales, duke ditur edhe lojën që do të ofroj Bayerni, pres të mbesim të kënaqur. Sonte, për hir të Lapidarit, jam me Bayernin.

Neve nuk na pëlqen balotazhi! Dihet!!!