Lladrovci falënderon ambasadorin Delawie, për kujtim bëjnë edhe një foto
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie ka nisur takimet lamtumirëse me politikanët kosovarë.
Ai ka vetëm edhe dy javë mandat në Kosovë ndërsa sonte ka qenë mysafir i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Sonte në pritjen lamtumirëse kishte politikanë e kryetar komunash. Në mesin e tyre ishte edhe i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ka falënderuar ambasadorin amerikan për punën e madhe që ka bërë në vendin tonë. Delawie e Lladrovci në fund morën edhe një foto si kujtim.