75 Mall Live Search
18:02 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lladrovci fotografohet në jaht duke pirë Coca Cola (Foto)

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me një postim në Facebook ka ironizuar me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të cilin muaj më parë u raportua se ishte fotografuar në një jaht tejet luksoz.

Lladrovci sot në një postim në Facebook ka shkruar se ka hipur në jaht dhe ka pirë Coca Cola Zero, transmeton Indeksonline.

“Jahti Megalodon, është normal si krejt jahtet normale, e kam pi normal një cola zero, për shnet të atyre që normal gënjejnë “herë e kam pa e herë nuk e kam pa”. Jahti ishte i ndërtuar për fotografi, nuk munda të rezistoj. Gëzuar me cola zero!”, ka shkruar Lladrovci në disa fotografi. /Indeksonline/