22:37 / E Martë, 24 Janar 2023 / AR

Lladrovci fton bashkatdhetarët e Kantonit të Zürichut ta votojnë Agron Beqirin: Ai është shembull i përfaëqsimit të interesit tuaj

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar bashkatdhetarët e Kantonit të Zürichut, ta votojnë Agron Beqirin për Parlamentin e Kantonit të Zürichut, duke e vlerësuar lart si personalitet që mbron dhe promovon çështjet me interes për shqiptarët.

Askush më mirë se shqiptari nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve në Urdorf, Kantonin e Zürichut dhe në tërë Zvicrën, sepse, ai është njëri nga ju, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

Të nderuar bashkatdhetarë të Kantonit të Zürichut,

Agron Beqiri është një bashkatdhetar yni shumë i suksesshëm, i cili ka fituar garën për Këshilltar të komunës Urdorf.

Pas kësaj fitoreje, Partia SP, ia ka dhënë besimin që të kandidojë edhe për zgjedhjet kantonale, në kuadër të kantonit të Zürichut.

Bashkatdhetarë,
Motra e vëllezër,

Vota Juaj për Agronin, do të jetë votë për fuqizimin e zërit Tuaj në Kantonin e Zürichut, përkrahjen për çështjet Tuaja jetike dhe perspektivën e të rinjve tanë në Zvicër.

Askush më mirë se shqiptari nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve në Urdorf, Kantonin e Zürichut dhe në tërë Zvicrën, sepse, ai është njëri nga ju.

Agron Beqiri është shembull i përfaëqsimit të interesit Tuaj, sepse, ai ju do dhe i njeh çështjet tuaja prioritare.

Miq, shokë, dashamirë,
Shqiptarë në Kantonin e Zürichut,

Ju ftoj ta votoni Agron Beqirin!
Birin besnik të çështjeve me interes për shqiptarët!

Është koha që Parlamenti Kantonal ta ketë Agronin në radhët e veta, një djalë Kosove.

Voto për Agron Beqirin!