23:12 / E Premte, 30 Shtator 2022 / MSH

Lladrovci: Korrotica dhe Drenasi, po ju pret për Stadiumin nacional

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se “ndërtimi i Stadiumit nacional, nuk është çështje e vogël”.

Sipas Lladrovcit, Stadiumi nacional do të ishte portë triumfale për Kombëtaren e Kosovës që është krenari e jona.

“Stadiumi nacional do të ishte motiv shtesë për fitoret e reja të shqiponjave tona!

Respekt kryetar Ademi, Korrotica dhe Drenasi, po ju pret për Stadiumin nacional!”, ka deklaruar ai.