21:37 / E Diele, 05 Mars 2023 / AR

Lladrovci merr pjesë në varrimin e Agron Haradinajt: Na qanë zemra dhe shpirti për të

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë pjesë në varrimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Agron Haradinajt.

Ai thotë se “sot, shokët, miqtë dhe atdhetarët, kudo janë, ndjejnë peshën e ndarjes nga ushtari shembullor i UÇK-së, nga Agroni i cili në rininë e hershme iu bashkua idealeve të babë Smajlit dhe më vonë bashkë me vëlla Nasimin e Naimin, radhëve të UÇK-së për liri”.

Tutje Lladrovci thotë se i qanë zemra e shpirti për të.

Shkrimi i plotë:

Me dhimbje të madhe, sot, në prani të qytetarëve të shumtë, bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve e varrosëm shokun tonë, Agron Smajl Haradinaj.

Sot, shokët, miqtë dhe atdhetarët, kudo janë, ndjejnë peshën e ndarjes nga ushtari shembullor i UÇK-së, nga Agroni i cili në rininë e hershme iu bashkua idealeve të babë Smajlit dhe më vonë bashkë me vëlla Nasimin e Naimin, radhëve të UÇK-së për liri.

Na qanë zemra dhe shpirti për shokun, bashkëveprimtarin e bashkëluftëtarin, Agron Smajl Haradinajn.

I paharruar është kujtimi për veteranin e UÇK-së, Agron Haradinaj!