Lladrovci në takimin e parë me Jasharin, si kryetar të komunave
I pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur sot takimin e parë pas emërimit të kryetarit të Skënderajt, Bekim Jashari.
Në takimin në fjalë të pranishëm ishin edhe veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Takimi i parë pas emërimit, me Kryetarin Bekim Jashari, së bashku me veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare, Bajrush Xhemajli dhe Halil Selimi, anëtarë të Kryesisë së PDK-së, kryetaren e Asamblesë, znj. Fatbardha Haliti si dhe nënkryetarin Nuredin Lushtaku.
Së bashku e uruam kryetarin Jashari për punë të mbarë dhe sukses.
Po ashtu urime edhe për Asamblenë komunale të Skënderajit.