20:48 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Lladrovci pas takimit me liderët në Drenicë: Ditë e rëndësishme, ndër më të vlershmet

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci pas drekës të Sami Lushtaku, ku morën pjesë Thac i, Veseli, Haradinaj e Jashari, ka thënë se kjo ditë është ndër me të rëndësishme në mandain e tij.

I pari i Drenasit thotë se këtë takim e sheh si ditë të vecantë duke i r ënditur disa arsye, shkruan Indeksonline.

Ai e ka  falendëruar kryeministrin për vizitën  në Drenas.

Postimi i plotë i tij:

Ditë e rëndësishme, ndër më të vlershmet në mandatin tim

Ardhja e Kryeministrit Haradinaj në komunën tonë, si dhe takimi për drekë me tri personalitetet udhëheqëse të shtetit tonë, Z. Thaçi, Z. Veseli dhe Z. Haradinaj, së bashku me Bekim Jasharin te Sami Lushtaku, e shoh si ditë të veçantë, për shumë arsye.

E para, së bashku me Kryeministrin Haradinaj, kemi vizituar vendin ku do të ndërtohet Stadiumi nacional, morëm zotimin e tij se do të kryhet me kohë optimale.

E dyta, kemi takuar sindikalistët e Ferronikelit, ku u prezantua gjendja e tyre, dhe morën garanci nga Kryeministri se do të bëhet një zgjidhje për 800 punëtorë. Qeveria do të shqyrtoj mundësinë që sa më shpejt të paguhet detyrimi i saj ndaj Ferronikelit.

E treta, kam kërkuar mbështetje nga Kryeministri Haradinaj dhe përkrahje të fuqishme për pronat publike në komunën tonë, rritjen e buxhetit komunal dhe realizimin e projekteve kapitale që i mungojnë Drenasit.

E falënderoj Kryeministrin për vizitën, uroj që të bëhen edhe vizita tjera, në qendrën e biznesit si dhe hedhjen e gur themelit për projektet tona kapitale.

Po ashtu, e falënderoj Kryeministrin që në Vitin e Skënderbeut më nderoi me mirënjohje.

Në Vitin e Skënderbeut, kam theksuar se edhe shumë personalitete në Drenicë e meritojnë këtë çmim.

Dreka e përbashkët me Kryetarin e Skënderajt, Bekim Jasharin, me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, Kryeparlamentarin dhe Kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe Kryeministrin Haradinaj te Sami Lushtaku, ishte drekë e veçantë, për shumë arsye./Indeksonline/