15:43 / E Diele, 26 Qershor 2022 / MSH

Lladrovci për Besart Berishën: Shqiponja e parë e futbollit pas çlirimit!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, si futbolldashës i njohur, pas takimit të rastësishëm, ka vlerësuar futbollistin Besart Berisha, si shqiponjën e parë pas çlirimit të Kosovës në qiellin e futbollit kombëtar e ndërkombëtar.

Me Besartin, kujtuam historinë e tij në futboll me plot suksese, fitore e gola, me gëzimet që na solli për dy dekada, si futbollist dhe sulmues i rrallë. Modestia dhe miqësia e tij, janë vlerë që i mbajë afër zemrës, përgjithmonë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, takova Besart Berishën, shqiponjën e parë pas çlirimit të Kosovës në qiellin e futbollit kombëtar e ndërkombëtar, i cili me lojën brilante dhe golat e tij, zuri vend të shquar në historinë e futbollit.
Talenti i tij i madh u dëshmua dhe shkëlqeu si sulmues në Australi, por, nuk do të harrohet goli i tij i parë në historinë e futbollit shqiptar me Hamburger SV kundër CSKA Moskës, në Ligën e Kampionëve, si goli i parë i një shqiptari dhe shqiptari i parë që shënoi në dy Liga të ndryshme të Kampionëve kur shënoi kundër F.C. Tokio në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Me Besartin, kujtuam historinë e tij në futboll me plot suksese, fitore e gola, me gëzimet që na solli për dy dekada, si futbollist dhe sulmues i rrallë. Modestia dhe miqësia e tij, janë vlerë që i mbajë afër zemrës, përgjithmonë. Suksese të mëtejme miku im, Besart Berisha!