12:53 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lladrovci: Rruga e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit deri në shesh, ishte e gjatë dhe plot mall

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherësh vëllai i dëshmorit Fehmi Lladrovci ka thënë se ishte një rrugë e gjatë 20 vjeçare, që Fehmiu dhe Xhevë Lladrovci të vinin në sheshin e Drenasit.

Sipas tij, nga sot, Fehmiu dhe Xheva do jenë pjesë e sheshit të tyre, ashtu siç ishin dhe janë pjesë e idealeve të lirisë.

“Rruga e Fehës dhe e Xhevës deri në këtë shesh zgjati 20 vjet.  Ishin vite të gjata dhe plot mall. Nga sot ata janë pjesë edhe e jetës sonë këtu në shesh, ashtu siç ishin dhe janë pjesë e idealeve tona për lirinë.  Sot me nderim të thellë përkujtojmë edhe heroinën nga Bistrica e Shalës, Fatime Hetemi si dhe studentin nga Prishtina, Shefqet Zeka. Sot kisha dashur me ne të jetë edhe baba Tush, në këtë ditë të veçantë, edhe pse shtatoret pa u hedhur në bronz, vetëm gjatë punimeve i kishin pëlqyer shumë. Me ne është nëna Ki, e cila ka kujtimet e historisë sonë të re. Kujtimet krenare për kontribuuesit e jashtëzakonshëm të lirisë tonë. Ne nuk do ndalemi me kaq. Prapa meje do të jetë vendi ku do t’i vendosim edhe shtatoret e heronjve Bedri Shala dhe Rasim Kiqina, do ta ndërtojmë një shesh edhe më të bukur sesa ky, ku sot i zbulojmë shtatoret. 100 metra nga këtu, prapa juve andej nga do të kalojë rruga 4 korsi, afër vendit ku është kryer aksioni i parë i UÇK-së, aty do vendosen shtatorët e Jasharëve. Jemi krenar se mund të tregojmë për fillimin e çlirimit të vendit. Me pjesëmarrjen e juaj keni nderuar luftën tonë të shenjt, keni nderuar vuajtën dhe sakrificën e Drenicës. Qoftë i përjetshëm kujtimi ndaj gjithë dëshmorëve”, ka thënë Lladrovci./Indeksonline/