20:29 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Lladrovci si askush tjetër, niset me vrapu 100 kilometra me “xhinse” (Foto)

Gjatë ditës së djeshme ishin bërë bashkë ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori britanik Ruairi O’Connell, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari për të marrë pjesë në një aktivitet që shënon 20 vjetorin e përfundimit të luftës.

Aktivitet ishte sportive dhe kishte të bënte me vrapim 100 kilometërsh, transmeton Indeksonline.

Organizimi ishte bërë në mënyrë fantastike nga Kosova Trail Running Association por e veçanta e gjithë kësaj ishte veshja e Ramiz Lladrovit.

Ai aspak nuk ishte përgatitur pasi kishte shkuar të vraponte me ‘xhinse’ në mungesë të veshjeve sportive, gjë që tregon se ai në fakt nuk ishte përgatitur fare për këtë sfidë./Indeksonline/