15:59 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Lladrovci takon Daut Demakun, vlerëson mendimin pozitiv

Sot, në ambiente të “Odës së Berishës”, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar dijetarin e Mendimit pozitiv, Daut Demakun.

Lladrovci e ka vlerësuar Demakun si “vijën më të qartë e të fuqishme të traditës së Drenicës për filozofinë e jetës, atdhetarizmit dhe traditës kombëtare brenda kodit nacional”.

Pozitivitetin tonë kur askush nuk e besonte, ne e kemi besuar dhe kemi dhanë jetën për të, ajo ishte liria, çlirimi dhe shporrja e okupatorit, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i z. Lladrovci në fb:

Te “Oda e Berishës”, me dijetarin e Mendimit pozitiv, Daut Demakun, vijën më të qartë e të fuqishme të traditës së Drenicës për filozofinë e jetës, atdhetarizmit dhe traditës kombëtare brenda kodit nacional.

Nderim z. Daut Demaku. Jeta dhe vepra juaj na dëshmon thellësinë e rëndësinë e traditës. Pozitivitetin tonë kur askush nuk e besonte, ne e kemi besuar dhe kemi dhanë jetën për të, ajo ishte liria, çlirimi dhe shporrja e okupatorit.

Respekt z. Demaku!