12:19 / E Diele, 17 Janar 2021 / Blerim

Lladrovci: Moti jam përballur dhe përballem me shpifjet e ish-regjimit kriminal

Pas akuzave për kreun e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, se ai është një prej personave që e kanë dërguar Hashim Thaçin në Hagë, për rastin e Behajdin Hallaqit, ka reaguar Ramiz Lladrovci.

Lladrovci pak më parë publikoi një profilin e tij në Facebook, një foto së bashku me ish- presidentin Thaçi, duke i dërguar edhe një herë mesazhe të forta ndaj gazetarit Kajtazi.

“Të vërtetat e dhimbshme, po i ngacmojnë ende pasardhësit shpirtërorë të mendësisë kriminale të ish-regjimit. Porosi për gazetarucin: Moti jam përballur dhe përballem me shpifjet e ish-regjimit kriminal, ju njoh mirë. E di, ju dhemb shumë e vërteta, por të kaluarën nuk mund ta korrigjoni!”, ka shkruar Lladrovci.