75 Mall Live Search
23:12 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / S Z

Lajçak e O’Brien takohen në Bruksel, flasin për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Llajçak, njofton se e ka mirëpritur në Bruksel Ndihmës-sekretarin e Departamentit të Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien.

Me anë të një postimi në platformën X, ai shprehet se me mysafirin folën për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe pritshmëritë e tyre për periudhën e që vjen.

“Gjithmonë kam kënaqësi të mirëpres Jim O’Brien në Bruksel. Ne folëm për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe pritshmëritë tona për periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak.