13:30 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / A. A

Llapi arriti marrëveshje personale me portierin e Kosovës, por transferimi dështoi

Llapi është në kërkim të një portieri në afatin kalimtar të janarit.

Ekipi i Tahir Batatinës ishte shumë afër që të nënshkruante me portierin e Kombëtares së Kosovës Bledar Hajdinin.

Dy palët kishin arritur marrëveshje në parim megjithatë transferimi nuk do të realizohet.

“Jemi pajtuar me Llapin për kushtet por për arsye personale nuk do të transferohem atje. Kam pasur oferta nga Gjermania por ende nuk ka asgjë konkrete. Po vazhdoj të ushtrojë në mënyrë individuale këtu në Finlandë. Së shpejti do të rikthehem në futboll” deklaroi Hajdini për Indeksonline.

25 vjeçari ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në Kosovë, duke bërë karrierë te Trepça ’89, Ballkani e Llapi.

/Indeksonline/