18:01 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Llapi barazon Prishtinën, Liria zyrtarisht në Ligën e Parë

Llapi ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 4-1 në ndeshjen e xhiros së 30-të të Superligës.

Skuadra nga Mitrovica kaluan të parët në epërsi me golin Traore në minutën e 17-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Ahmed Januzi në minutën e 22-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Golin e dytë për Llapin e shënoi Behar Maliqi në minutat shtesë të pjesës së parë.

Goditjen përfundimtare e dha Ahmed Januzi me një gol në minutën e 90-të dhe një tjetër nga penalltia në minutën e tretë shtesë.

Në ndeshjen tjetër Liria u mposht nha Ferizaji me rezultat 3-1.

Me këtë humbje prizrenasit zyrtarisht sezonin tjetër bëjnë gara në Ligën e parë të Kosovës. /IndeksOnline/