21:53 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / OSH

Llapi debuton me humbje në Evropë, Drita fiton ndaj Deçiçit

Sonte filloi gara më e re e UEFA-s, Conference League ku debutuan dy klubet kosovare Drita dhe Llapi.

Në Prishtinë, Drita fitoi 2-1 ndaj Deçiçit me golat e Almir Ajzeraj dhe Marko Simonovski.

Golin e vetëm për ekipin shqiptar nga Mali i Zi e shënoi Ilir Camaj.

Ndërsa në Shkup, Llapi humbi 2-0 nga skuadra shqiptare e Shkupit. Markoski dhe Rwatubyaye ishin autorë të golave.

Skuadra e Tahir Batatinës pati 5 goditje, prej tyre vetëm 1 në portë.

Ndeshjet e kthimit zhvillohen pas një jave.

/Indeksonline/