17:26 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / A. A

Llapi dënohet me 1 mijë euro nga KD i FFK-së

Lëshimet në organizimin e ndeshjes me Ballkanin, i kanë kushtuar financiarisht Llapit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar skuadrën e Tahir Batatinës me 1 mijë euro.

Javën e kaluar u hap procedurë disiplinore ndaj Llapit për mos respektim të masave Covid-19, hedhje të fishekzjarreve në fushë dhe prani të shikuesve në tribuna.

/Indeksonline/