11:25 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

Llapi e mbyllë aventurën në Turqi, kthehen në Kosovën me borë

Skuadra e Superligës së Kosovës sot gjatë ditës e ka mbyllur aventurën në Antalia të Turqisë.

KF Llapi e mbylli sot fazën përgatitore në Turqi, shkruan IndeksOnline.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Llapi thotë se e mbylli me sukses dhe pa lëndime këtë fazë.

“Një fazë që mund të quhet e suksesshme për skuadrën ku përveç stërvitjeve nga dy herë në ditë, arritëm të zhvillonim edhe katër ndeshje kontrolluese, prej të cilave arritëm dy fitore, një barazim dhe vetëm një disfatë”, shkruhet në komunikatën e klubit.

Në mbrëmje klubi kosovar pritet të mbërrijë në Kosovën me borë. Dhe pas dy ditëve, do të rikthehet në stërvitje para ndeshjes së parë në Kupë për edicionin pranveror./IndeksOnline/