13:28 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Llapi gjen zëvendësuesin e Plakut, vjen sulmuesi tjetër nga Shqipëria

Qendërsulmuesi shkodran, Jasmin Raboshta, që nga dita e sotme është futbollist i Llapit.

Raboshta ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të këtij edicioni me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit.

Jasmin Raboshta, 29 vjeç, i lindur më 1990 dhe vjen nga skuadra e Vushtrrisë.

Qendërsulmuesi i shumë skuadrave në Shqipëri, si edhe ka provuar aventurën për dy vjet në Turqi, ku në total në karrierën e tij ka shënuar 120 gola.

Raboshta vjensi një përforcim me vlerë të madhe në repartin e sulmit.