14:55 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Llapi i huazon pesë futbollistë në katër skuadra të ndryshme

Skuadra e Llapit ka lajmëruar se ka huazuar pesë futbollistë të saj.

Portieri, Loris Kikrri është huazuar tek ekipi i Shqipërisë në Kategorinë e Parë, Egnatia, transmeton Indeksonline.

Futbollistët, Alban Shabani dhe Bekim Maliqi janë huazuar në Kategorinë Superiore tek Skendërbeu.

Kurse, Blerand Qitaku në Dardanë dhe Gentrit Duriqi tek skuadra e Podujevës./Indeksonline/