14:27 / E Diele, 20 Gusht 2023 / Gj. Sh

Llapi i mirëpret me Red Bull, Banane e Çokollada gjyqtarët e ndeshjes

Llapi sot luan ndeshjen e parë në shtëpi për sezonin e ri të Superligës.

Skuadra nga Podujeva është nikoqire e Dukagjinit, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë, shkruan IndeksOnline.

Ajo çfarë ka rënë në sy nga kjo përballje është dhoma e gjyqtarëve.

Gazetari Arlind Sadiku ka publikuar disa fotografi, ku shihet se Llapi është përkujdesur ti mirëpret gjyqtarët e ndeshjes me Red Bulla, çokollada, banane dhe pije të ndryshme.

Ndeshja Llapi – Dukagjini zhvillohet nga ora 17:00./IndeksOnline/