14:54 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / G T

Llapi i Tahir Batatinës futet seriozisht në garë për titull

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore të madhe në javën e 21-të në Superligën e Kosvës ndaj Fushë Kosovës me rezultatin 0:3.

Qysh në pjesën e parë, mysafirët treguan se kanë udhëtuar për tri pikë, shkruan Indeksonline

Në minutën e 23’të, Namani shënoi golin e parë në këtë ndeshje.

Në pjesën e dytë, ekipi i Tahir Batatinës u tregua më e rrëzikshme, duke shënuar dy gola.

Golin për 0:2 e realizoi Muhamed Hyseni, kurse shënimin e fundit në këtë ndeshje e bëri mbrojtësi Blakqori.

Me këtë fitore, Llapi futet seriozisht në garë për titull kampioni. Ekipi nga Podujeva tani është në pozitën e 2-të me 43 pikë, një më pak se lideri, Ballkani (44)./Indeksonline/