10:12 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

Llapi lejoi tifozët brenda stadiumit, por futet në disiplinë nga FFK

Klubi Futbollistik “Llapi” është futur në disiplinë nga Komisioni i Garave, pasi që ka lejuar hyrjen e disa tifozëve në stadiumin “Zahir Pajaziti” për ta ndjekur ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-të ndaj Prishtinës.

Për shkak të mos rrespektimit të masave ndaj “Covid-19”, tashmë klubi llapjan pret vendimin e disiplinës.

Inicim disiplinor është ngritur edhe ndaj Arsim Islamit, përfaqësues zyrtar i Klubit Futbollistik “Trepça ’89”, i cili ka fyer gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

Për arsye të njejta ka përfunduar edhe futbollisti i Feronikelit, Argjend Malaj.

Më poshtë mund t’i ndiqni të gjitha inicimet disiplinore të ngritura nga Komisioni i Garave:

-ndaj përfaqësuesit zyrtar të FC Trepça’89, Arsim Islami, me ID 009898M78; motivi: Sharje dhe fyerje ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq, në ndeshjen Trepça’89 – Besa.

-ndaj FC Llapi; motivi: Para fillimit të ndeshjes dy persona të paidentifikuar kërcënojnë gjyqtarët si dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk janë respektuar masat anti Covid-19 (kishte numër të konsiderueshëm në tribuna) sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimeve televizive, në ndeshjen Llapi – Prishtina.

-ndaj lojtarit të FC Feronikeli, Argjend Mustafa me nr ID 015416M93, motivi: në min e 79-të fyen pa ndërprerë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, sipas deklaratave të gjyqtarit kryesor në ndeshjen Drita – Feronikeli.

-ndaj  fizioterapeutit Faruk Dragusha me nr id 0005175M99; motivi: në min. shtesë të ndeshjes hyn në fushë pa lejen e gjyqtarit kryesor sepse një lojtar i ekipit vendas mbeti i shtrirë, ku pas këtij veprimi reagon lojtari rezervë i Ramiz Sadikut dhe konfrontohen në mes veti në fushë, në ndeshjen Flamurtari – Ramiz Sadiku.

-ndaj lojtarit të KF Ramiz Sadiku, me nr 30 Gentijan Ibishi me nr ID 0037585, motivi: në min. shtesë të ndeshjes hyn në fushë pa lejen e gjyqtarit kryesor sepse një lojtar i ekipit vendas mbeti i shtrirë, ku pas këtij veprimi reagon lojtari rezervë i Ramiz Sadikut dhe konfrontohen me fizioterapeutin Flamurtari – Ramiz Sadiku.

-ndaj lojtarit të KF Ramiz Sadiku me nr 23, Selami Gashi me nr ID 009804M99, motivi: pas përfundimit të ndeshjes në mënyrë në të vrazhdë shkelmon derën e gardërobës që ishte shkak i tollovisë, derisa reagoi edhe policia, sipas raportit te gjyqtarit të ndeshjes Flamurtari – Ramiz Sadiku.

-ndaj: drejtorit sportiv të KF Dardana, Habib Leci me nr let. 1005733886, motivi: në min e 75 pas një starti afër 16-shit me preteks se ishte penallti reagon bankina mysafire e ku me i zëshmi ishte drejtori sportiv, me ç’rast gjyqtari kryesor e ndëshkoi me karton të kuq, sipas raportit zyrtar të delegatit të ndeshjes, Vllaznia – Dardana.