11:01 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Llapi merr një lajm të keq para ndeshjes me Trepçën 89


Llapi vazhdon ëndrrën drejt titullit të parë kampion në histori të klubit.

Ekipi nga Podujeva sot do të luaj një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Trepçës 89.

Sulmuesi Festim Alidema, nuk do të luaj sot nga fillimi kundër ekipit mitrovicas, shkruan Indeksonline.

21 vjeçari ka lënduar preponet dhe trajneri Tahir Batatina ka vendosur që ta pushoj paksa.

Alidema aktualisht është futbollsti më në formë i Llapit.

Javën e kaluar ai i siguroj llapjanëve 3 pikë në ndeshjen kundër Dritës.

Gjatë këtij edicioni ish futbollisti i Vllaznisë ka shënuar 11 gola dhe 5 asistime.

Ndeshja Llapi – Trepça 89 zhvillohet sot nga ora 15:30. /Indeksonline/