16:10 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Llapi nënshkruan me talentin 19 vjeçar

Llaoi ka nënshkruar kontratë me mesfushorin defanziv, Ngadhnjim Mehmeti.

19 vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës së Superligës për pesë vitet e ardhshme.

Ai më parë ka qenë pjesë e shkollës së futbollit, “Besa Lluzhan”.

Ky është njoftimi i klubit:

ZYRTARE: Ngadhnjim Mehmeti nënshkruan kontratë 5 vjeçare me klubin

Podujevë, 26 qershor 2019 – Ngadhnjim Mehmeti ka nënshkruar kontratë profesionale me Llapin. Talenti llapjan inkuadrohet në ekipin e parë pas dy edicioneve të kaluara tek Juniorët me të cilët edhe u shpall kampion në sezonin e fundit.

Ngadhnjim Mehmeti, 19 vjeç, i lindur më 30.03.2000, i gjatë 1,81 m. Mesfushori defanziv karrierën e ka nisur tek Shkolla e futbollit “Besa Lluzhan”, pjesë e së cilës ishte deri tek Kategoria e Kadetëve e më pas ka kaluar tek 2 Korriku, ku ishte kampion i Kosovës në këtë kategori. Pas dy edicioneve tek Juniorët e Llapit ku pati paraqitje shumë të mira, klubi ka vendosur që me Ngadhnjim Mehmetin të nënshkruaj kontratë profesionale me kohëzgjatje 5 vjeçare.