10:26 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Llapi, paralajmëron tifozët para ndeshjes me Drenicën

Ndeshja hapëse e xhiros së 13-të do të jetë ajo ndërmjet Llapit dhe Drenicës që fillon nga ora 13:00.

Komisioni disiplinor ka dënuar Llapin me dy ndeshje pa prani shikuesish, ndërsa klubi me një njoftim në faqen e tyre në Facebook ka paralajmëruar tifozët e tyre që të mos ia mësyjnë stadiumit.

“Njoftim zyrtar për ndeshjen e sotme, Llapi – Drenica që do të zhvillohet sot nga ora 13:00

Siç jeni njoftuar Komisioni diciplinor na ka dënuar me dy ndeshje pa praninë e shikuesve

Përmes këtij njoftimi jemi të thirrur të sqarojmë për publikun Llapjan dhe tifozerinë “Legjendat” se ndeshja e sotme Llapi – Drenica do zhvillihet pa praninë e shikuesve, dhe ju lutemi të keni konsideratë sepse nuk lejohet prania e shikuesve të jenë të pranishëm andaj ndeshjen mund ta ndiqni direkt në Super Sport Kosova”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan./Indeksonline/