18:38 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / A. A

Llapi po përjeton stinorin më të keq pas luftës në Superligë

Llapi sot regjistroi humbjen e 10-të në Superligë nga 15 ndeshje të zhvilluara.

Deri tani skuadra e Tahir Batatinës ka fituar vetëm 11 pikë nga 45 të mundshme dhe pozicionohet në vendin e parafundit në tabelë.

Nëse shikojmë edicionet e kaluara të Llapit në Superligë, ky del të jetë sezoni më i dobët që nga paslufta, shkruan Indeksonline.

Në edicionin 2004/05, pas 15 ndeshjeve kishte vetëm 13 pikë dhe në fund ishte larguar nga elita për të mos u kthyer për një dekadë.

Ndryshe, trajneri Tahir Batatina i ka premtuar tifozëve që në fund të sezonit Llapi do të jetë në 5 pozitat e para në tabelë.

/Indeksonline/