75 Mall Live Search
19:34 / E Diele, 22 Mars 2026 / G T

Llapi reagon pas ndeshjes me Malishevën: Kritika për gjykimin dhe vendimet e VAR-it

Klubi i Llapit ka reaguar zyrtarisht pas ndeshjes ndaj FC Malishevës, duke pranuar paraqitjen jo në nivelin e duhur, por njëkohësisht duke shprehur shqetësim për një moment kyç që, sipas tyre, ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultat.

Në reagimin e publikuar, klubi thekson se nuk kërkon justifikime për performancën, por e konsideron të papranueshme mënyrën se si është trajtuar rasti i golit të parë të pësuar. Sipas tyre, goli ka ardhur pas një ekzekutimi të kornerit ku topi nuk ishte i vendosur sipas rregullave, një detaj që duhej të ishte evidentuar nga gjyqtarët në fushë dhe nga sistemi VAR, shkruan Indeksonline

Llapi bën të ditur se stafi dhe lojtarët që ishin në nxehje kanë sinjalizuar gjyqtarin kryesor, Alban Shala, për këtë situatë, por reagimi i tyre nuk është marrë parasysh. Gjithashtu, klubi vë në pah se VAR-i ka pasur pamje të qarta dhe kohë të mjaftueshme për të ndërhyrë, por kjo nuk ka ndodhur.

Sipas reagimit, gabimi ka ardhur në një moment kur rezultati ishte 0-0, duke ndikuar në rrjedhën e mëtejshme të ndeshjes./Indeksonline/