15:52 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / LB

Llapi rikthehet me fitore në ‘Zahir Pajaziti’, mposht Ulpianën

Ka përfunduar ndeshja e fundit e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku skuadra e Llapit ka siguruar pikët e plota.

Pas plota 90’ minutave lojë të zhvilluara, Llapi ka shënuar fitore solide me rezultat 2:0 kundër Ulpianës, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte sulmuesi Alban Shillova ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, duke shënuar në minutën e 56’ për 1:0.

Goli i fundit i ndeshjes ishte autogol nga mbrojtësi Çlirim Avdulli, i cili shënon gol në portën e tij në minutën e 65’ për rezultatin përfundimtar 2:0.

Me këtë fitore, skuadra e Llapit renditet në vendin e katërt në tabelë me 32 pikë, në krahasim me kundërshtarin e sotëm Ulpianën që zë vendin e nëntë me vetëm 18 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Llapit.