09:15 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Llapi shkarkoi dje Shotanin, sot prezanton trajnerin e njohur

Dje, kryesia e Llapit ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me trajnerin, Bekim Shotani.

Trajnerit kosovar i skadoi kontrata pas përfundimit të stinorit vjeshtor, dhe palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdim të bashkëpunimit.

Megjithatë, besohet se Llapi tashmë e ka gjetur trajnerin e ri, që pritet ta prezantojë sot, transmeton IndeksOnline.

Bëhet fjalë për trajnerin e njohur nga Maqedonia, Xhengiz Rexhepi, merr vesh Sheshi.

Image result for xhengiz rexhepi

Rexhepi është i papunë aktualisht, teksa ka bërë karrierë edhe si ndihmës-trajner i Kombëtares së Maqedonisë.

Përndryshe, Rexhepi kishte kontaktuar me Llapin edhe para ardhjes së Shotanit në stol./IndeksOnline/