16:30 / E Martë, 04 Gusht 2020 / C E

Llapi vazhdon kontratën me Eminin

Llapi vazhdon punën në afatin kalimtar, ku deri më tani ka pasur ardhje dhe largime.

Sot me klubin kontratën e ka vazhduar mbrojtësi anësor, Benjamin Emini.

Më poshtë postimi i plotë i Llapit, që vjen bashkë me statistikat e Eminit për sezonin 2019/20.

“Bashkëpunimin edhe për 1 vit me Llapin e ka vazhduar edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin Emini.

Futbollisti që i ka qëndruar besnik Llapit më shumë se 10 vite do vijoj të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës edhe në edicionin e ri.

Benjamin Emini në edicionin që lamë pas ka zhvilluar 28 paraqitje (27 kampionat/1 kupë) duke kontribuar me 1 gol e 1 asistim në gjithsejt 2407 minuta të luajtura.

Paç suksese në edicionin e ri Beni”.