23:13 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Llapi vazhdon t’i paguaj futbollistët, Batatina ndanë 50 mijë euro për skuadrën

Futbollistët dhe stafi i klubit të Llapit do të vazhdojnë të marrin paga edhe në situatën e tanishme.

Pandemia e koronavirusit nuk e ka ndalur presidentin e kësaj skuadre, shkruan IndeksOnline.

Presidenti Beqir Batatina ka ndarë 50.000 euro për klubin e tij, për t’i qëndruar pranë skuadrës për shkak të gjendjes në të cilën janë duke kaluar.

Postimi i plotë i klubit:


Kryesia e klubit në krye me Presidentin Beqir Batatina qëndrojnë pranë klubit dhe futbollistëve në këtë gjendje të vështirë që ka përfshirë botën me rastin e epidemisë COVID-19, në këto momente stafi dhe futbollistët do marrin pagat e tyre!

Jemi me fat që klubin e udhëheq një President me zemër të madhe dhe një kryesi e tillë ku në këtë kohë t’i ndash 50000 Euro është një shembull i mirë për ata që po e udhëheqin popullin tonë se ende ka njerëz me zemër të madhe.

Një respekt i madh duke filluar nga stafi i klubit e deri tek futbollistët për Presidentin, Beqir Batatina, zv. Presidentin, Amrush Batatina, Drejtorin Ekzekutiv, Bejtush Batatina dhe njeriun e sfidave, Kryetrajnerin, Tahir Batatina, të gjithë këta nga një familje e cila po vazhdon të jap për të mirën e klubit dhe rinisë së Podujevës.

I jemi mirënjohës përherë familjes Batatina!