12:36 / E Premte, 06 Gusht 2021 / OSH

Llapjani rrah gruan e tij, ajo bashkë me tre fëmijët largohet nga shtëpia

Në Podujevë një çift bashkëshortor nuk kanë kaluar aq mirë mëngjesin e sotëm.

Kjo pasi që burri ka rrahur gruan e tij, L.D e moshës 27 vjeçare.

Siç merr vesh IndeksOnline të dy janë sjell në stacion policor, ndërsa bashkëshortja ka deklaruar para punëtorit të qendrës sociale se është rrahur nga burri i saj me datën 1 gusht, ndërsa natën e mbrëmshme kishte pasur një fjalosje verbale me të.

Në anën tjetër bashkëshorti i saj e ka mohuar të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Ndryshe prokurori i rasti ka vendosur që i dyshuarit të lirohet me procedurë të rregullt, e viktima bashkë me tre fëmijët e saj ka shkuar te shtëpia e prindërve të saj.

Rasti vazhdon të hetohet.